
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në projekt-ligjin për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme mund të përfshihen edhe qytetarët.
“Sepse konsiderohet që shumë zyrtarë e kanë lërë pasurinë tek një person i tretë”, tha Haxhiu gjatë një konference për media.
Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën dokument-koncept për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme.
Haxhiu, tha se ky projekt-ligj në fokus i ka zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar.
Por, për shkak të dyshimeve që “ka mundur” të ketë zyrtarë që pasurinë e kanë bartur në emër të dikujt tjetër, atëherë duhet të lejohen hapësira. /Insajderi.com