
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se PDK nuk ishte pjesë e Qeverisë Kurti e as nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, që sipas deputetit këto dy qeveri janë “mashtruese”.
Haxhiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, për t’i fituar tre apo katër deputetë më shumë në Kuvendin e Kosovës është në gjendje të rrezikojë shëndetin e qytetarëve.
Po ashtu, Haxhiu, ka kërkuar nga LVV që t’ju sqarojë qytetarëve se çfarë ka ndodhur me vijat e kuqe për PDK-në.
“Për 3-4 deputetë me i pas më shumë në parlament, kërkojnë të rrezikohet shëndeti i qytetarëve tanë. VV duhet t’i shpjegojë qytetarëve dy gjera: çka ka ndodhur me vijat e kuqe që i kanë pasur me PDK-në dhe a është në tentativë që të rikthehet në koalicion me LDK-në?”, tha Haxhiu në Info Magazinë”.
Lëvizja Vetëvendosje, po kërkon përkrahje nga Partia Demokratike e Kosovës që ta rrëzojnë Qeverinë Hoti përmes një mocioni të mosbesimit. /Insajderi.com/