Haxhiu: VV-ja do ti ketë 61 ose 62 ulëse në kuvend

Haxhiu: VV-ja do ti ketë 61 ose 62 ulëse në kuvend

Aëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur historike fitoren e partisë së saj në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Haxhiu e ftuar në emisionin special për zgjedhjet në KTV, tha se zgjedhjet me të drejtë ishin quajtur referendum.

Në bazë të rezultateve të deritashme, pa votat e diasporës, VV-ja llogaritet se do t’i fitojë 55 deri në 57 deputetë, por Haxhiu tha se ky numër do të rritet më shumë.

“Ne presin që t’i kemi 61 ose 62 deputetë kur të përfundon numërimi i votave të diasporës, mjaftueshëm për të mos pasur pengesa për krijimin e Qeverisë së re”, tha Haxhiu.

Aktualisht, VV-ja udhëheq me 47.89 për qind. Kanë mbetur të numërohen votat e diasporës dhe pak vota me kusht./Insajderi.com