Hazir Borovci zgjidhet kryetar i LDK-së në degën e tretë në Prishtinë

Hazir Borovci zgjidhet kryetar i LDK-së në degën e tretë në Prishtinë

Delegatët e LDK-së e kanë zgjedhur kryetar të degës së tretë në Prishtinë, Hazir Borovcin.

Pavarësisht përplasjeve me karrige nga simpatizantët në degën e tretë të Presidentit Ibrahim Rugova kryetar do të jetë, Hazir Borovci, shkruan Insajderi.

Simpatizantët e Hazir Borovcit dhe ata të Arban Abrashit ishin rrahur mes vete në degën e Matit në Prishtinë gjatë zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Partia e tyre i kishte përjashtuar këta dy nga kandidimi në degë apo nëndegë.

Por Borovci e Abrashi janë parë së bashku në Kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Lipjan.

Kryetari i ri i degës se tretë së LDK-së në Prishtinë nuk njihet për politikan që çuditë me ide, por njihet si ai thoshte se kishte folur me Ibrahim Rugovën në varr.

Borovci në  tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së në një fjalë rasti para të pranishmëve kishte bërë të ditur se e ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova dhe se ka biseduar me të.

“Presidenti na pyeti se si janë punët, si po shkojnë punët. E informuam për disa çështje, me të cilat nuk dua të ju ngarkojë tash juve”, ka thënë Borovci.