Haziri: 113 persona të vrarë si dhunë politike

Haziri: 113 persona të vrarë si dhunë politike

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se janë 113 persona të vrarë si pasojë e dhunës politike në Kosovë, duke shtuar se një fakt i tillë është i dhimbshëm, transmeton Insajderi.

Sipas tij, do të kishte edhe më shumë dhunë të tillë politike sikur “Ibrahim Rugova të mos e bënte pajtimin pas përfundimit të luftës”.

“113 të vrarë si dhunë politike që është e dhimbshme”, ka thënë Haziri, në një intervistë për “Tet a tet” me Adelina Ismailin.

“Rugova e ka pajtu edhe një herë politikisht. Në vitet 90’ta me Anton Cetën, 98 me Ahmet Krasniqin dhe më 1999 me Ibrahim Rugovën ka ndodh pajtimi”, ka thënë Haziri.

Edhe aktakuza e Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së përmend dhunën dhe vrasjet politike. Madje, aty përmendet 13 herë Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarët e së cilës parti ishin përndjekur. /Insajderi.com