Haziri: As me VV-në e as me PDK-në nuk bashkëpunojmë në zgjedhjet e tetorit

Haziri: As me VV-në e as me PDK-në nuk bashkëpunojmë në zgjedhjet e tetorit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, njofton Insajderi.com.

Haziri në një intervistë për “ATV”, tha se në zgjedhjet lokale nuk do të ketë marrëveshje as me Partinë Demokratike të Kosovës e as me Lëvizjen Vetëvendosje.

“As me VV-në e as me PDK-në. Vetëm do ta përballojmë rundin e parë në zgjedhjet lokale”, ka thënë ai.

Haziri theksoi se partitë e tjera “e kanë gjetur formulën për ta mposhtur LDK-në”. Ajo, sipas tij, është duke nxitur përçarje në parti.

“Çdo parti dhe çdo rival i LDK-së e ka gjetë rrugën se si ta mundë LDK-në. LDK-në e kanë mposhtë me LDK-në”.

Ky është një mësim që thotë se e kanë nxjerr.

“Duhet t’i kalojmë inatet mes vete për të krijuar unitet. E po ashtu imunitet. Duhet të bëhemi bashkë me njëri-tjetrin”. /Insajderi.com