Haziri: Asnjë rast i ri me COVID-19 në Gjilan

Haziri: Asnjë rast i ri me COVID-19 në Gjilan

Asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19 nuk është shënuar brenda 24 orëve të fundit në komunën e Gjilanit, njofton Insajderi.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili tha se është hera e parë pas shumë muajsh që një gjë e tillë ndodhi.

“Lajm i mirë. Pas disa muajsh, në Gjilan për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga të testuarit sot. Por, aktualisht janë 40 raste aktive. COVID19 është në mesin tonë dhe deri në vaksinim duhet të vazhdojmë me disiplinë, sipas rekomandimeve të IKSHPK”, është shprehur Haziri.

“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21152 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për rezultat”, ka shkruar ai më tej në Facebook.

Haziri ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes edhe më tej nga virusi. /Insajderi.com