Haziri: Cilido që caktohet kryetar i LDK-së, merr përsipër detyrë të rëndë

Haziri: Cilido që caktohet kryetar i LDK-së, merr përsipër detyrë të rëndë

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar para se të mbahet Kuvendi i LDK-së, njofton Insajderi.

Ai tha se cilido që emërohet kryetar i kësaj partie, do ta marrë përsipër një detyrë të rëndë.

“Të gjithë kandidatët janë kolegë të mirë dhe delegatët e kanë shumë të lehtë ta bëjnë përzgjedhjen e tyre – cilido që zgjidhet, do të punojmë bashkë”, ka thënë ai.

“Besoj se cilido që zgjidhet, ka me marrë një detyrë të rëndë, por përmes punës së përbashkët do të arrihet rikthimi i fuqishëm i LDK-së”.

“Do të ketë nevojë urgjente që të ndërhyhet në kuvendet e komunave në mënyrë që të përgatitemi për zgjedhjet lokale”, është shprehur tutje Haziri. /Insajderi.com