Artikull i sponsorizuar

Haziri: Dal fitues vetëm me rininë e Gjilanit

Haziri: Dal fitues vetëm me rininë e Gjilanit

Kandidati Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri në tubimin e tij të mbajtur tani në kuadër të fushatës zgjedhore, ka shpalosur programin e tij para të rinjve të kësaj komune.

Haziri i cili pretendon edhe një mandat tjetër si i pari i Gjilanit, ka dhënë doza kritike ndaj kundërkandidatëve të tij se kanë programe të cilat nuk janë konkretizuese dhe nuk funksionojnë për të rinjtë e Gjilanit.

“Sot, më shumë se çdo ditë tjetër dhe çdo zgjedhje tjera, rinia e Gjilanit tregoi shpirtin europian dhe shpirtin e demokratit, të cilët e kanë trashëgimi dhe AND të baballarëve e të gjyshërve të tyre. Faleminderit shumë për këtë madhështi. Ju jeni ata që ia jepni pamjen më të mirë Gjilanit tonë”, tha Haziri.

Ai tha se 22 tetori do të jetë dita e fillimit dhe përfundimit të zgjedhjeve në Gjilan, për të shtuar se të tjerëve do t’i mbeten kujtim vetëm bilbordat, thuhet në njoftimin e LDK-së në Gjilan.

“Të rinjë e të reja, që për herë të parë dilni në zgjedhje, ju jeni ata që e vulosni fitoren e LDK dhe fitoren time si kandidat i juaj. Faleminderit organizatave rinore dhe të gjithë ata që i trajtojnë problemet tuaja dhe mund t’ju them se 22 tetori do të jetë dita e fillimit dhe përfundimit të zgjedhjeve në Gjilan sepse të tjerëve do t’u mbeten kujtim vetëm bilbordat. Ju e vulosën suksesin tonë”, theksoi Haziri.