Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se “do të punojnë natë e ditë”, që t’ia zgjasin fitoren Avdullah Hotit.
Këto komente kryetari i Gjilanit i bëri pas vizitës së kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotit, në këtë qytet.
“Bashkë me strukturat e LDK-së në Gjilan, duke respektuar rregullat anti-COVID-19, e mirëpritëm kryeministrin aktual dhe në ardhje, mikun tim, Avdullah Hoti, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Gjatë takimit elektoral të LDK-së janë shpallur emrat e pesë kandidatëve për deputetë nga Komuna e Gjilanit.
Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani, do të synojnë ulësen e Kuvendit.
“Roli i LDK-së është zhvillimi, ndërtimi dhe ruajtja e Republikës. LDK është e madhe”, përfundoi Haziri. /Insajderi.com