Haziri: Do t’i tmerrojmë kundërshtarët me punë dhe rezultat

Haziri: Do t’i tmerrojmë kundërshtarët me punë dhe rezultat

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, thotë se kjo parti “do t’i tmerrojë kundërshtarët me punë dhe rezultat”, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai në një takim të mbajtur bashkë me kryeministrin në detyrë dhe kandidatin për kryeministër të LDK-së, Avdullah Hoti, ku morën pjesë 31 votues të rinj e të reja të Gjilanit.

“Kthimi i kryeministrit në Gjilan për ne është mbështetje dhe është tregues i qartë se LDK do të vazhdojë ta thej atë angazhim të të gjithëve kundër nesh. Uroj që vota e 31 të rinjve e të rejave të jetë një votë tregues për një rezultat të madh për fitoren e LDK-së, më 14 shkurt. Do t’i tmerrojmë kundërshtarët me punë e me rezultat”, ka thënë Haziri.

Kryeministri Hoti e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe të rinjtë e Gjilanit për mbështetjen e madhe të ofruar, për fitoren e madhe të LDK’së.

“Kemi edhe dy javë përpara, është tepër e nevojshme të mobilizohemi dhe të dalim bindshëm në Facebook. Sondazhet dhe ushtria e Facebook, nuk i përcaktojnë zgjedhjet. Zgjedhjet përcaktohen nga ju, rinia, gra e burra e pleq e plaka. Vizioni ynë është për një shtet demokratik, të civilizuar, për integrim në strukturat euro-atlantike. Rinia e ka pasur dhe do ta ketë vëmendjen e plotë në qeverisjen e ardhshme, për të ofruar një arsim cilësor e që i bën të rinjtë e të rejat të njëjtë me ata që shkollohen kudo në Europë”, ka thënë kryeministri Hoti. /Insajderi.com