Haziri: E larguam depresionin ekonomik prej Gjilanit

Haziri: E larguam depresionin ekonomik prej Gjilanit

Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidat për një mandat të dytë në krye të komunës, Lutfi Haziri nga LDK ka vazhduar gjatë tërë ditës fushatën e tij nëpër dy fshatrat e Gjilanit.

Ka vizituar fshatrat Livoçi i Epërm dhe Velekincë ku ka biseduar për programin e tij dhe të LDK-së në komunën e Gjilanit për katër vitet e ardhshme.

“Projekti më i rëndësishëm në këtë pjesë është ndërtimi rrugës katër korsi nga tuneli e deri të penda, duke e integruar këtë fshat në zonën urbane”, tha ai në Livoç të Epërm, teksa në Velekincë u shpreh të jetë i nderuar që ka marrë mbështetje nga vendlindja e Mulla Idriz Gjilanit,

Nga Livoçi Epërm në Velekincë dhe e përbashkëta është që i kemi integruar në zonën urbane të dy këto fshatra. Jam…

Posted by Lutfi Haziri on Wednesday, 4 October 2017

Por në një takim me qytetarë në lagjen 2 korriku, Haziri ka marrë mbështetje që sipas tij i garanton edhe një mandat në krye të komunës. E për këtë tha se ka një arsye të fortë.

“Mobilizimi këtu në lagjen 2 Korriku dhe në çdo cep të qytetit dhe fshatrave, tregon qartë se Gjilani ideologjikisht nuk ndryshon, ne kemi me vazhdu besëlidhjen tonë për të punuar për të mirën e gjilanasve. Ne e kemi larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit dhe ia kthyem Gjilanin gjilanasve”, ka thënë Haziri./Insajderi.com

Mobilizimi këtu në lagjen 2 Korriku dhe në çdo cep të qytetit dhe fshatrave, tregon qartë se Gjilani ideologjikisht nuk…

Posted by Lutfi Haziri on Wednesday, 4 October 2017