Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se thirrja e kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, që LDK t’i bashkohet në një koalicion për formimin e Qeverisë, është e vonuar, por megjithatë e mirëpritur.
“Mendoj që është e vonuar, është dashur të ndodhë dje. Sot përkundër që është e vonuar është e mirëpritur, i takon të bëjë veprime të tilla, ne jemi unik me partnerët e koalicionit. Ne garantojmë që në raport me PDK-në, historia e partneritet është mbyllur”, ka thënë ai.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet të diskutohet çështja e bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Por ai nuk ka pranuar që të flasë nëse LDK e pranon Albin Kurtin si kryeministër.
“Nuk mund të flasë se nuk e kemi diskutuar, nuk e ka kërkuar Vetëvendosja këtë”, ka shtuar ai.