Lutfi Haziri: Hashim Thaçi e kuptoi se pa LDK-në nuk ishte bërë president

Lutfi Haziri: Hashim Thaçi e kuptoi se pa LDK-në nuk ishte bërë president

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për fazën finale të dialogut me Serbinë, ka thënë se në Kosovë duhet të ketë zgjedhje, në mënyrë që ky proes t’i japë legjitimitet institucioneve për përfaqësim të vendit në Bruksel.

“Ne besojmë, këtu është problemi që LDK sot e ka, edhe mbrëmë e kemi diskutuar (mbledhja e Kryesisës së LDK-së), se cili është legjitimiteti i institucioneve në këtë proces”.

“Qeveria si duket me marrëveshje ose jo nuk dëshiron të merret me këtë çështje, e ka zhvendosë në Presidencë dhe e njëjta zhvendosje ka ndodhur edhe në Beograd”.

“Ky proces zgjedhor i planifikuar dhe në harmoni nga të gjitha partitë politike, të shumicës shqiptare, do të bënte që t’i japim legjitimet dhe fuqi zgjedhjeve”.

Haziri në Zona B të Klan Kosovës ka deklaruar se liderët kryesorë në vend kanë qëndrime të ndryshme, lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka unitet të partive qeverisëse në mes vete, me zyrën e Presidentit dhe Presidentin se kemi tre kryetarë të partive politike që i është bashkangjitë edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, që janë në kundërshti me këto parime që po flasim”.

“Ata ruajnë parimet e Grupit të Kontaktit në Londër, presidenti ka qëndrim ku flet për parimet e Dokumentit të Washingtonit”.

“Nëse nuk kemi unitet, sa i përket kësaj çështjeje, përpos që duhet dialoguar dhe mund të shkojë një format që mund të përfaqësohet nga Fatmir Limaj”.

“Nuk mund të flasim për opozitën sepse ne jemi të përjashtuar ose të larguar nga procesi i negociatave”.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë po ashtu se bashkëngjitja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën nuk është vetëm kauzë politike.

“Unë kam besim në këtë kauzë, më shumë se besoj, është amanet politik. Në vitin 2011 dhe më pas e kam vazhduar edhe në vitin 2013 me rezolutë, duke ndërtuar unitet jo duke krijuar përçarje, unitet politike mes shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve që jetojnë atje – e keqja është që rezoluta nuk është zbatuar”.

“Shumica e tyre nuk kanë të drejta civile në Kosovë, nuk kanë as dokumente. Ardhja e institucioneve të shtetit në mbështetje të kësaj kauze është kohë që dëshmon të drejtën e realizimit të kësaj kauze”.

“Tendenca që të distancohen prej akterëve politikë që udhëheqin me shtetin është më shumë lojë politike, më shumë llaf politike se sa diçka tjetër, por kalon si pjesë përtej asaj që unë pres në këtë fazë të angazhimeve politike”.

Nënkryetari i LDK-së ka folur edhe për “formulat” e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Hashim Thaçi e ka kuptuar që pa LDK-në kurrë nuk ishte bërë president në këtë vend dhe ka ndërtuar një koalicion duke zhvendosë veten nga kryeministri në zëvendëskryeministër për një kohë në mënyrë që të konkurrojë për president”.

“Të njejtën formulë e kuptoi edhe Ramush Haradinaj, që meqë LDK-ja nuk po bashkëpunon deri në fund, që pa PDK-në nuk mund të bëhet kurrë kryeministër, kështu që u afrua dhe ndërtuan koalicionin e PAN-it për të realizuar objektivat”.

“Por, ne jemi këtu, ne jemi në mes. Pa rolin e LDK-së, as Presidenca dhe as Qeveria nuk mund të realizojnë kauza e as agjenda politike në këtë vend”.