Haziri: Isa Mustafa është emër i pakontestuar për kryeministër të LDK-së

Haziri: Isa Mustafa është emër i pakontestuar për kryeministër të LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Isa Mustafa është kandidati i pakontestuar i LDK-së për kryeministër.

Haziri ka deklaruar se varet nga përgjigja e Mustafës nëse ai pranon të jetë kryeministër në këtë situatë.

“Emri i LDK-së për kryeministër do të diskutohet në strukturat e LDK-së. Emër i pakontestuar për kryeministër të LDK-së është Isa Mustafa. Nëse ai e pranon këtë propozim, atëherë ai do të jetë kryeministër. Sidoqoftë do të varet shumë nga deklarimi i tij politik”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, LDK-ja nuk do t’i paragjykojë partneret e mundshëm qeverisës.

“Ju siguroj se LDK-ja ka me qenë konstruktive dhe solidare në këtë situatë. Nuk kemi partner të paragjykuar. Isa Mustafa është një lider i demokratëve dhe lider i LDK-së në këtë proces. Ai e ka mandatin për formimin e një shumice të re parlamentare”, ka thënë ai. /Insajderi.com