Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë

Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë

Kryetari i Gjilanit, dhe një herit, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth zhvillimeve politik që pritet të ndodhin, njofton Insajderi.

Në një prononcim të tij, për Kanal 10, Haziri ka thënë se “java që vjen do të jetë vendimtare për formatin e qeverisë, e kjo varet edhe nga zhvillimet që do të ndodhin me dhomat e specializuara”.

“Pritet të ketë zhvillime nga Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Haziri.

Më pas ai ka shtuar së “këto zhvillime mund të kenë ndikim edhe ne formatin dhe fatin e qeverisë së vendit”.

Në fund Haziri nuk e ka përjashtuar edhe rikonfigurmin e qeverisë, por edhe “nëse nuk hynë PDK-ja, qeveria do të vazhdojë”, ka shtuar ai. /Insajderi.com