
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që ta zbardhin rastin e vdekjes së tre qytetarëve të Gjilanit në Durrës.
Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë të shtunën, njofton Insajderi.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta që quan në vdekjen e tyre, por është raportuar se si shkak ishte “helmimi”, një gjë e pakonfirmuar nga organet kompetente në Shqipëri.
“Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ai ka shprehur ngushëllime për këtë tragjedi që goditi atë familje. /Insajderi.com