Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj dialogut Kosovë-Serbi.
Haziri ka theksuar se nëse Kosova nuk ka përkushtim serioz ndaj procesit të dialogut, ekziston rreziku i krizave rajonale që mund të kenë ndikim në ngadalësimin e këtij procesi.
“Jemi në një proces i cili kërkon përkushtim të madh dhe rreziku më i madh është që mos përfshirja me seriozitet dhe lidership në këtë proces të dialogut, sepse frika më e madhe është nga krizat rajonale dhe ato mund të kenë impakt shumë të madh në ngadalësim dhe ngulfatje të këtij procesi”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.
“Letra e Presidentit Biden, e konfirmuar nga Sekretari amerikan i shtetit, në Prishtinë duhet të merret seriozisht dhe pala jonë duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e tyre, sikur që Serbia tashmë e di se marrëveshja përfundimtare është me njohje reciproke.”
“Kjo kohë e pritjes për zgjedhjet në Serbi duhet të shfrytëzohet me aktivizimin e dialogut të brendshëm, të partive parlamentare dhe jashtë parlamentare, duke përfshirë edhe shoqërinë civile në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë”, ka shkruar më tej Haziri./Insajderi.com