Haziri kritikon Qeverinë: S’guxojmë ta rrezikojmë dialogun me këtë mbështetje amerikane

Haziri kritikon Qeverinë: S’guxojmë ta rrezikojmë dialogun me këtë mbështetje amerikane

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

Haziri ka theksuar se nëse Kosova nuk ka përkushtim serioz ndaj procesit të dialogut, ekziston rreziku i krizave rajonale që mund të kenë ndikim në ngadalësimin e këtij procesi.

“Jemi në një proces i cili kërkon përkushtim të madh dhe rreziku më i madh është që mos përfshirja me seriozitet dhe lidership në këtë proces të dialogut, sepse frika më e madhe është nga krizat rajonale dhe ato mund të kenë impakt shumë të madh në ngadalësim dhe ngulfatje të këtij procesi”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Latifi ka thënë se letra e presidentit amerikan, Joe Biden duhet të merret seriozisht dhe kërkesat e amerikanëve duhet të merren për bazë.

“Letra e Presidentit Biden, e konfirmuar nga Sekretari amerikan i shtetit, në Prishtinë duhet të merret seriozisht dhe pala jonë duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e tyre, sikur që Serbia tashmë e di se marrëveshja përfundimtare është me njohje reciproke.”

“Kjo kohë e pritjes për zgjedhjet në Serbi duhet të shfrytëzohet me aktivizimin e dialogut të brendshëm, të partive parlamentare dhe jashtë parlamentare, duke përfshirë edhe shoqërinë civile në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë”, ka shkruar më tej Haziri./Insajderi.com