Haziri: Kurti duhet t’i raportojë Kuvendit sa herë bisedon me Serbinë

Haziri: Kurti duhet t’i raportojë Kuvendit sa herë bisedon me Serbinë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, duhet ta informojë Kuvendin pas çdo bisedimi me Serbinë, njofton Insajderi.

Këto komente ai i bëri të mërkurën në Rubikon, teksa sot  bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu, u takuan me kreun e Qeverisë për të diskutuar rreth dialogut me shtetin serb.

“Çdo negociator dhe çdo përfaqësues i Kosovës që bisedon duhet para dhe pas bisedimeve ta njofton organin ma të lartë kushtetues, Kuvendin e Republikës”, tha Haziri.

Haziri foli edhe për çështjen e reciprocitetit me Serbinë, të cilin e ka premtuar Kurti gjatë fushatës zgjedhore.

“Ministrja Gërvalla dje e zbardhi qëndrimin dhe tha që nuk ka nevojë për reciprocitetin sepse po dëmton si parim politik. Ne sot e përmendem se çka nënkupton tërheqja nga reciprociteti dhe pak a shumë ajo përgjigja e ‘gjysmë shtatzënisë’ që e morëm, sepse një pjesë e marrëveshjeve në implementim do të shikohet se sa janë implementuar në Kosovë dhe në Serbi. Dhe çështje tjera janë rishikuar. Por edhe më tutje nuk ka format. Agjenda është shumë e diskutueshme”, tha Haziri. /Insajderi.com