Haziri merr vaksinën kundër COVID-19

Haziri merr vaksinën kundër COVID-19

Procesi i vaksinimit të premten ka nisur edhe në Komunën e Gjilanit, ndërsa i pari që është vaksinuar është kreu i saj, Lutfi Haziri, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se më dëshirë do t’ia lejonte një të moshuari për t’u vaksinuar, por se këtë e ka bërë për t’i sensibilizuar qytetarët “për shkak të nevojës që të krijojmë besim te vaksina”.

“Përpos punëtorëve shëndetësorë (980), besojmë shumë që së shpejti do të fillojmë vaksinimin edhe për personat mbi moshën 75 vjeçare, të cilët janë regjistruar. Unë i ftoj të gjithë që të lajmërohen për ta marrë vaksinën kundër COVID-19 në momentin që do t’i kemi dozat”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai tutje ka apeluar te qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat kundër përhapjes së virusit./Insajderi.com