Lidhur me masat e ndërmarra nga qeveria e vendit për mbrojtje nga virusi Covid-19 ka folur edhe Lufti Haziri, i cili ka thënë se vendimi për moslejimin e dasmave nuk është politikë popullore, njofton Insajderi.
Në emsionin “Live me Çim Peken”, në Syri.net Haziri ka kritikuar këtë qasje të qeverisë duke thënë se kontaktet e punës janë më shumë burim infeksioni.
Kryetari i Gjilanit thotë se Kosova ka një ligj për emergjencat civile dhe sipas tij vetëm Ministria e Punëve të Brendshme po e zbaton por jo institucionet tjera.
Haziri thotë se qytetarët megjithatë nuk duhet nënvleftësuar situatën me pandeminë. Ai shprehet i shqetësuar se disa qytetarë nuk po besojnë se coronavirusi ekziston./Insajderi.com