Haziri nuk beson se qeveria e ardhshme mund ta finalizoj dialogun me Serbinë

Haziri nuk beson se qeveria e ardhshme mund ta finalizoj dialogun me Serbinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për çështjen e dialogut me Serbinë dhe mundësinë e përfundimit të tij.

Në një prononcim për Insajderin, Haziri nuk është shprehur shumë optimist që dialogu me Serbinë do të përfundojë gjatë mandatit të ardhshëm të qeverisë së re, shkruan Insajderi.

Sipas Hazirit, ky dialog pritet të jetë shumë i vështirë për tu finalizuar.

“Dialogu me Serbinë është njëra nga prioritete që bashkësia ndërkombëtarë i ka në Kosovë dhe si i tillë mbetet tashmë në udhëheqjen e qeverisë të zhvillohet dialogu Kosovës-Serbi për normalizim. Do të jetë shumë i vështirë shumë me paramenduar përfundimin për shkaqe që marrëdhëniet janë të kushtëzuar dhe me tutje por shpresoj që të rifilloj”, tha Haziri./Insajderi.com