Haziri: Nuk i frikësohem garës për kryetar të Gjilanit, veç përvilem dhe e largoj kravatën

Haziri: Nuk i frikësohem garës për kryetar të Gjilanit, veç përvilem dhe e largoj kravatën

Kryetari i Gjilanit edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nuk i frikësohet garës për zgjedhjet lokale, ndonëse partia e tij pësoi humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, transmeton Insajderi.

Ai ka thënë se është i gatshëm që sërish të kandidojë për të parin e Gjilanit, teksa ka shtuar se “veç përvilem, largoj kravatën dhe dal në teren për të kërkuar mandatin tjetër”.

“Nuk I frikësohen garës dhe sfidave. Unë kam marrë Gjilanin në kohën më të vështirë”, ka pohuar Haziri në një intervistë në ATV.

Zgjedhjet lokale do të mbahen gjatë muajve të fundit të këtij viti në të gjitha komunat./Insajderi.com