Haziri: Nuk isha i informuar se Agon Musliu kishte probleme shëndetësore

Haziri: Nuk isha i informuar se Agon Musliu kishte probleme shëndetësore

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në komisionin hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë, ka thënë se nuk ishte i njoftuar që i ndjeri Agon Musliu, i cili vdiq në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kishte probleme shëndetësore, njofton Insajderi.

Haziri tha se ai nuk ishte komunikuar për asnjë problem shëndetësor dhe se ishte i informuar se është student i ri që ka kërkuar të mos qëndrojë në konvikt.

“Asnjë problem shëndetësor nuk është paraqitur tek unë vetëm e kam ditur se është një i ri, që banon i vetëm në banesë, pa mundësi për të qëndruar në konvikt, dhe kërkesa e tij ka qenë e arsyeshme”, ka thënë ai.

“Na është thënë se edhe studentët janë në mesin e atyre me prioritet për tu kthyer në vend. Për mua ka qenë përtej se falënderuese angazhimi i ambasadorit Cufaj për kthimin e tij në Kosovë”, ka shtuar Haziri.

I riu nga Gjilani, Agon Musliu vdiq derisa ishte i vendosur në karantinë në Qendrën Studentëve. /Insajderi.com