Haziri për Abdixhikun: Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë e proces

Haziri për Abdixhikun: Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë e proces

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka uruar edhe njëherë kryetarin e ri të partisë, Lumir Abdixhiku për marrjen e detyrës, përcjell Insajderi.

Ai ka thënë se Abdixhikut do t’i qëndrojë prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë.

Në një postim në Facebook, Haziri tutje ka shkruar se “në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke”.

Sipas tij, LDK-ja është standard e shkollë politike.

“Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal. Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve”, ka shkruar Haziri, i cili po ashtu ishte kandidat për të parin e partië më të vjetër politike në vend./Insajderi.com