Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se në raundin e dytë të zgjedhjeve nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok me askënd, përcjell Insajderi.com.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së LDK-së, Haziri tha se do të angazhohen duke ndërtuar besim te qytetari për të finalizuar këtë proces.
Tutje, ai deklaroi se për koalicionet lokale, vlerësimet do t’i bëjnë degët e LDK-së por që ato duhet të lidhen nga kryesia qendrore e kësaj partie, nga kryetari i saj.
“Sot jemi takuar për t’i bërë vlerësimet e para të zgjedhjeve lokale. Kemi falënderuar votuesit, e kandidatët për këtë rezultat të mirë të LDK, këtë rikthim politik të LDK-së. Marrëveshja politike bllok LDK nuk do të ketë me askënd, marrëveshja jonë do të bazohet në parimin e marrëveshjes me qytetarin. Do të angazhohemi duke ndërtuar besim me qytetarin për të finalizuar këtë proces të mirë zgjedhor.
Ai tha se LDK në balotazh garon në katër komuna kundër Lëvizjes Vetëvendosje, dy kundër Partisë Demokratiek të Kosovës dhe në dy tjera kundër Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./Insajderi.com