Haziri qytetarëve: Mos u bëni për kujdes intensiv

Haziri qytetarëve: Mos u bëni për kujdes intensiv

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për gjendjen me Coronavirus në komunën që ai drejton, njofton Insajderi.

Fillimisht Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka treguar statistikat e të prekurve me Covid-19 në Komunën e Gjilanit, ku shifrat janë kështu: 1256 raste të infektuara në total, 1030 të shëruar, 178 raste aktive, 48 të vdekur, 10 të hospitalizuar dhe 172 mostra në pritje.

Në fund ai ka apeluar në drejtim të qytetarëve që “te kenë kujdes të shtuar t’i evitojnë gjobat duke i respektuar masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit kundër COVID-19. Kujdes, e mos u bën për kujdes intensiv”./Insajderi.com