Haziri: Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte

Haziri: Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth akuzave të Speciales ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.

Haziri në emisionin “Debat” në RTK ka thënë se “shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte në Kosovë, por krijimi i Speciales në Hagë ka ardhur për shkak të dështimit të sistemit tonë të drejtësisë”.

“Ne të gjithë e dimë se jemi të pafajshëm. Dhomat e Specializuara janë krijuar për shkak të dështimit të sistemit tonë të drejtësisë, pasi nuk kemi arritur të mbrojmë dëshmitarët”.

Ai tha se Gjykata Speciale është instanca e fundit që duhet ta mbyllë kapitullin e luftës.

“Kam thënë se Kosova duhet të pastrohet, lufta duhet të pastrohet pasi që 15 vjet jemi duke u marrë më këtë. Lufta duhet të lahet me drejtësi dhe kjo tash duhet të mbyllet”, ka përfunduar Haziri./Insajderi.com