Haziri: Situata me COVID-19 është alarmante ditëve të fundit

Haziri: Situata me COVID-19 është alarmante ditëve të fundit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka cilësuar si alarmante situatën me COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Haziri ka bërë thirrje për kujdes të shtuar duke kujtuar masat që duhet të zbatohen nga qytetarët, ndërsa ka dhënë shifrat e përgjithshme për komunën e tij.

Në Gjilan që nga fillimi i pandemisë 4486 persona kanë rezultuar pozitivë, 3894 janë shëruar 116 kanë vdekur, ndërsa janë edhe 476 raste aktive me COVID-1.

I pari i Gjilanit po ashtu bëri të ditur se 94 persona janë të hospitalizuar ndërsa presin rezultatet e 485 mostrave./Insajderi.com