Haziri thotë se ka shumë gjasa të mos kandidojë për Gjilanin

Haziri thotë se ka shumë gjasa të mos kandidojë për Gjilanin

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ka më shumë gjasa që të mos kandidojë edhe për një mandat më shumë për të parin e kësaj komune.

Ai ka potencuar se kandidatin e LDK-së e zgjedh kryetari i partisë, “por aty ku ka marrëveshje politike, respektohet mendimi i degëve, respektivisht komunave”.

“Nëse pyetem sot, më shumë ka gjasa që të mos kandidoj për Gjilanin, sesa të ndodhë e kundërta. Ne po punojmë maksimalisht që të krijojmë një gjeneratë të re të politikanëve lokalë për dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, ka thënë Haziri në “Blic Interview”.

Lutfi Haziri për katër mandate ka udhëhequr nme Komunën e Gjilanit./Insajderi.com