
Lidhja Demokratike e Kosovës, sot prezantoi Avdullah Hotin të nominuar nga kjo parti për kryeministër, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit. Në këtë garë ishte edhe nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri në një prononcim për Gazetën Metro, e ka konfirmuar se ka qenë në garë, dhe se është tërhequr vet Ai ka thënë se vendimin për tërheqje e ka marrë sot në mëngjes.
Se Haziri ishte në këtë garë, e konfirmoi edhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot gjatë prezantimit të të nominuarit të kësaj partie për kryeministër.
Mustafa në këtë konferencë për medisa tha, se pas tërheqjes së tij, LDK i ka shqyrtuar disa emra si kandidat të mundshëm për t’i nominuar për kryeministër, dhe në këtë listë sipas kryeministrit në largim, kanë qenë të gjithë nënkryetarët e LDK’së, por edhe ministrat e kësaj parti.
Ai tha, se në fund, me një pajtueshmëri unanime, u vendos që i nominuari i LDK’së për kryeministër, të jetë Avdullah Hoti, ministër në largim i Financave.