Haziri viziton Preshevën pas 20 viteve – premton fonde nga Qeveria dhe një vizitë të rëndësishme

Haziri viziton Preshevën pas 20 viteve – premton fonde nga Qeveria dhe një vizitë të rëndësishme

Kryetari i komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shfrytëzuar vizitën e tij pas 20 viteve në Preshevë për të dhënë dy premtime për shqiptarët në këtë komunë.

Ani pse premtimet e dhëna për Preshevën nuk lidhen me Komunën e Gjilanit por me Qeverinë e Kosovës, Haziri i ka thënë kryetares së Preshevës Ardita Sinani.

Sipas një njoftimi për media nga Komuna  e Preshevës, gjatë takimit u diskutua rreth nevojës për ndihmën institucionale të çdo qyteti, komune dhe institucioni nga Republika e Kosovës.

“Haziri u zotua se do të punojë në intensifikimin e iniciativës për bashkëpunim ndërkufitar mes komunave Gjilan, Preshevë dhe Kumanovë, të filluar nga koha kur Riza Halimi ishte kryetar i komunës së Preshevës”, thuhet në njoftim.

Ky hap sipas njoftimit të Komunës së Preshevës, do të mundësonte që të realizohet premtimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për ndihmë ekonomike, komunës së Preshevës dhënë në takimin e fundit të tij me kryetaren Sinani, që nënkupton se donacionet e Republikës së Kosovës për Komunën e Preshevës do të bëhet përmes komunës së Gjilanit duke tejkaluar pengesat juridiko-politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Zotim i dytë që sipas komunikatës është tejet i rëndësishëm , është ai i kryetarit të Gjilanit, Haziri të dhënë kryetares Sinani është që së shpejti do të organizohet vizita e  Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, gjë që do të mundësonte planifikimin e donacioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për komunën e Preshevës dhe Luginën në Përgjithësi. /Insajderi.com