Hekuran Murati pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të Financave

Hekuran Murati pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të Financave

Hekuran Murati ka pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Financave nga ministri i deritanishëm, Agim Krasniqi, njofton Insajderi.

Gjatë pranimit të detyrës, Murati tha se “është nder dhe përgjegjësi e madhe që të jesh ministër i një dikasteri shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, ku edhe na presin punë dhe obligime të mëdha dhe se jam i bindur që së bashku me stafin e kësaj ministrie do ja dalim të realizojmë programin e Qeverisë Kurti”.

Ai më tej e falënderoi ministrin në largim Agim Krasniqi për pritjen, punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe theksoi se ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë.

Krasniqi e uroi ministrin Hekuran Murati për pozitën dhe theksoi se aktualisht ka një siguri të madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës. /Insajderi.com