Hekuran Murati: Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk e ndihmon ekonominë

Hekuran Murati: Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk e ndihmon ekonominë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se partia që ai përfaqëson nuk do ta përkrah “Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”, njofton Insajderi.

Murati në seancën e sotme plenare paraqiti kritika ndaj projektligjit për të cilin tha se ka mangësi dhe nuk i ndihmon ekonomisë.

Ai tha se as tërheqja e dhjetë përqindëshit nuk i ndihmon atyre që kanë nevojë, pasi pjesa e madhe e tyre nuk kanë të hyra në këtë fond pensional.

Tutje Murati ka thënë se edhe ulja e TVSH-së për bizneset nuk ka synim për ruajtjen e punësimit në këtë sektor.

““Krejt çka ka këtu është një ulje e tvsh-së për bizneset të cilat e kanë pasur lobin pak më të fortë. Edhe kjo megjithatë nuk është zgjidhje, nëse synimi ka qenë që të rritet kërkesa në këtë sektor kjo nuk arrihet. Me uljen e tvsh-së nuk garantohet që do të ketë ulje të çmime e si rezultat të rritet edhe sasia e kërkuar për këto shërbime. Nëse nën anën tjetër, ka qenë ruajta e punësimit në këtë sektor që do të ishte primar në këtë rast, të ndihmohen kamerierët kryesisht as ajo nuk arrihet”./Insajderi.com