Helmoi vjehrrën dhe e rrëfeu tek hoxha, dënohet me 32 vite burg – ja si duket sot nusja

Helmoi vjehrrën dhe e rrëfeu tek hoxha, dënohet me 32 vite burg – ja si duket sot nusja

Me 32 vite burg është dënuar, Marjana Cmeta, duke u shpallur fajtore për vrasjen e vjehrrës së saj.

Prokurori Besnik Muçi, duke iu referuar provave dhe dëshmive, tha se Cmeta ka vrarë Lirije Lamin, duke i hedhur fostoksinë në pije dhe më pas, e ka mbytur atë, ndërsa prova më e fortë është rrëfimi i të resë për hoxhën, Hysen Shehu, ku tregon për ngjarjen.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës, Marjana Cmeta mohon të ketë vrarë vjehrrën e saj, duke pranuar që kishin pasur një debat, por më vonë ka qenë në gjumë. Sa i takon rrëfimit në videon që zgjat 78 minuta dhe që Prokuroria ka dorëzuar para Gjykatës, Cmeta tha se nuk mbante mend asgjë të tillë dhe se hoxhë Hysen Shehu i kishte dhënë asaj një hudhër kur kishte shkuar dhe atë mund ta kishte zënë gjumi.

“Duket sikur po dëgjoj historinë e dikujt tjetër”, tha ajo kur u pyet nëse e kishte parë videon.

“Pas debatit, jemi ndarë dhe unë shkova në dhomën time, gjatë kësaj kohe kam dëgjuar zhurmë në shtëpi, por nuk kam parë se çfarë ndodhi. Dola pak më vonë dhe pashë që ishte shtrirë në krevatin e saj, u futa sërish në dhomën time dhe kur po shkonte ora 12, m’u duk e çuditshme që nuk kishte ikur. Dola të kontrolloja dhe pashë që ishte përtokë në krah të krevatit”, vazhdoi më tej Cmeta.