“Georgia Today” citon kryeministrin e Gjeorgjisë, Kvirikashvili të ketë falënderuar BE-në për mos vendosjen e kushteve për shtetin e tij, por i pari i Komisionit Evropian nuk ka pranuar ta komentoj nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe me vendet e tjera përfshirë edhe Kosovën.
Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker është takuar të martën me kryeministrin e Gjeorgjisë Giorgi Kvirikashvili për t’ia kumtuar lajmin për heqjen e vizave për qytetarët e vendit të tij.
“Asnjë kusht i ri nuk do të vendoset për Gjeorgjinë sa i përket heqjes së regjimit të vizave, pasi Qeveria me përkrahjen e qytetarëve ka arritur të implementoj planin e Evropës për liberalizimin e vizave”, tha Junker.
Lajmi për heqje të vizave, erdhi një ditë pasi gazeta gjermane “Die Ëelt” citoi një diplomat anonim që thoshte se Komisioni do të hartojë një klauzolë pezullimi që do të lejonte Brukselin të suspendonte marrëveshjen për liberalizim të vizave me Turqinë, nëse Ankara nuk do t’i përmbahet zotimeve të saja për refugjatët.
I njëjti diplomat kishte thënë se kushte të njëjta priten të praktikohen edhe për vendet sikurse Gjeorgjia, Ukraina dhe Kosova.
Media në Kosovë duke u cituar në ekspertët e së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve të Bashkimit Evropian, aluduan Komisioni Evropian pritet të japë rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për kosovarët, por si kusht do të vendoset një kuotë e posaçme, e cila nënkupton pezullimin e liberalizimit të vizave, nëse një numër i caktuar i shtetasve kosovarë kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian.
“Georgia Today” citon kryeministrin e Gjeorgjisë, Kvirikashvili të ketë falënderuar BE-në për mos vendosjen e kushteve për shtetin e tij, por i pari i Komisionit Evropian nuk ka pranuar ta komentoj nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe me vendet e tjera përfshirë edhe Kosovën.
Vendimi për heqjen e vizave për Gjeorgjinë pritet të hyjë në fuqi në qershor ndërsa afati kohor sa një qytetar gjeorgjian mund të qëndrojë brenda BE-së është gjashtë muaj.