Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet për Maqedoninë e Veriut

Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet për Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Gir, ka komentuar skandalin me dhënien e pasaportave të rreme të Maqedonisë së Veriut për personat të inkriminuar nga vende të ndryshme ballkanike.

Diplomati evropian ka deklaruar se është e vërtetë se siguria e dokumenteve të udhëtimit është e rëndësishme edhe për monitorimin e zbatimit të udhëtimit pa viza, megjithatë në rastin konkret është heret të flitet për ndonjë masë restriktive për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

“Nëse ka pretendime për sigurinë e dokumenteve, është e rëndësishme të shikohet se si e trajton shteti këtë çështje, se si menaxhohet nga sistemi gjyqësor. Nëse dëshmohet se ka ndonjë shkelje duhet të trajtohet seriozisht dhe të zgjidhen problemet”.

“Nëse ka vrima, ato duhet të mbyllen. Mendoj se është e rëndësishme kjo qasje e jo nëse do të vazhdojë ose jo regjimi pa viza. Por, mendoj se është herët të flitet nëse do të ketë ndryshime në këtë qëndrim”, ka deklaruar Gir, në intervistën për Radion Evropa e Lirë. /Insajderi.com