Kanë mjaftuar vetëm tre postime ku ka shprehur keqardhjen e saj deputetja shqiptare, Monika Kryemadhi, ndonëse jeton në një shtëpi luksoze me 2000 metra katror.
Në asnjërin postim ajo nuk ka shkruar se ka vend në vilën e saj në Gjirin e Lalzit, ku mediat në Shqipëri raportojnë se brenda saj ka njëmbëdhjetë (11) tualete dhe mobilim me mbi 400 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.
Në ditën e tërmetit ajo kishte shprehur ngushëllime për familjet që kanë humbur familjarët e tyre.
“Shpreh ngushëllime nga zemra për të gjithë familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore dhe dhimbja ime bashkohet me dhimbjen e tyre. I uroj shërim të shpejtë të gjithë të traumatizuarve dhe të plagosurve. T’i lutemi Zotit të na japë forcë dhe kurajo për të përballuar këto momente të vështira për të gjithë ne”, kishte shkruar Kryemadhi më 26 nëntor.
Përveç këtij shkrimi ajo nuk është parë, që ka dal për t’i vizituar të prekurit e tërmetit që goditi Shqipërinë të martën e kësaj jave. Ndonëse partneri i saj politik, Lulzim Basha është parë të ketë bërë lëvizje.
Villa e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Gjirin e Lalzit ka një shpenzim përrallor, 2000 metra katror oborr me ullinj dhe palma gjigante që u sollën me helikopter.
Kjo është thjesht vila për fundjava sepse ata jetojnë në një pallat 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishte vizituar në Thumanë banorët e asaj zone dhe kishte inkurajuar qytetarët të ruajnë qetësinë.
Të martën që po lëmë pas Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallë i cili ka lënë 50 njerëz të vdekur dhe mbi 900 persona të lënduar.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte qyteti i Durrësit, kurse zona më e prekur nga tërmeti ka qenë fshati Thumanë. /Insajderi.com