Hetimet për vdekjen e Astrit Deharit – ja çka shkruajnë gazetat prestigjioze amerikane

Hetimet për vdekjen e Astrit Deharit – ja çka shkruajnë gazetat prestigjioze amerikane

Lajmi për rihapjen e hetimeve për rastin e vdekjes së Astrit Deharit ka shkuar deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetat e famshme amerikane, “The Washington Post” dhe “The New York Post” kanë shkruar për rifillimin e hetimeve për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, duke cituar agjencinë amerikane të lajmeve, “The Associated Press”.

Prokurorët në Kosovë thonë se do të rifillojnë hetimin për vdekjen e një aktivisti politik, i cili vdiq disa muaj pasi u arrestuan për dyshimet e përfshirjes së tij në një sulm me granata në Parlament.

Rihapja pason lajmet nga një ekspert zviceran i forenzikës se vdekja e tij ka të ngjarë të jetë një vrasje, e jo vetëvrasje, shkruajnë “Washington Post” dhe “New York Times”, përcjellë Gazeta Sinjali.

26-vjeçari dhe pesë anëtarët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, u arrestuan për sulmin e 4 gushtit 2016 i cili shkaktoi dëme materiale por pa viktima.

Sulmi u konsiderua si një protestë kundër një marrëveshje kufitare me Malin e Zi, shkruajnë gazetat amerikane.