Hetohet vdekja e 20-vjeçarit nga Ferizaj që ra nga ndërtesa

Hetohet vdekja e 20-vjeçarit nga Ferizaj që ra nga ndërtesa

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke hetuar vdekjen e të riut 20 vjeçar nga Ferizaj që ka rënë dje nga kati i 7-të i një ndërtese.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar në rrethana të panjohura ka rënë nga lartësia”

“Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore , ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.