Një mjet shpërthyes është hedhur dhe I njëjti ka shpërthyer në lokalin e njohur si “Shqiponja Strip Club”, i cili gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, njofton Insajderi.
Lajmin për shpërthimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës në rr. Prishtinë-Ferizaj, iu është përgjigjur një rasti nën dyshimin se një person se ka hedhur nga vetura një mjet të dyshimtë shpërthyes dhe I njëjti ka ikur në drejtim të Prishtinës”, konfirmoi Hoxha.
Ai gjithashtu ka treguar se personi i dyshuar është arrestuar, pasi ai është ndalur gjatë rrugës së tij për në Prishtinë.
“Pas një bashkërendimi të shpejtë të veprimeve ndërmjet njësiteve policore, vetura e dyshuar është ndaluar afër rrethit të QMI-së për verifikim dhe njësitet policore janë duke zhvilluar veprime hetimore dhe operacionale për të verifikuar dyshimet e ngritura se a ka pasur ndonjë hedhje të mjetit të dyshimtë shpërthyes apo për çfarë bëhet fjalë saktësisht”, ka shtuar më tej Hoxha.
Mësohet se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, tek sa nuk dihen arsyet e këtij incidenti./Insajderi.com.