Hipokrizia e LDK-së – E vlerëson si skandaloze mungesën e deputetëve ne komisione parlamentare

Hipokrizia e LDK-së – E vlerëson si skandaloze mungesën e deputetëve ne komisione parlamentare

Qëndrimet e LDK-së në lidhje me mungesat e deputetëve në komisione parlamentare, e Kuvend po dalin të jenë tejet hipokrite. Kjo për faktin se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti minuta më parë e vlerësoi si skandaloze mungësën e deputetëve në komisione parlamentare, duke kërkuar shpërbërjen e Kuvendit.

“Sot kanë dështuar shumica e mbledhjeve të komisioneve parlamentare për mungesë të deputetëve të koalicionit PAN. E udhës do të ishte që partitë politike të ulen së bashku për të shpërbërë Kuvendin. Kjo formë e qeverisjes duhet të mbarojë sepse po dëmton çdo proces në vend”, ka shkruar Hoti.

Siç duket Hoti, shpejtë e ka harruar datën 1 nëntor të këtij viti, ku në Kuvend dështoi të votohej rezoluta e partisë së tij, që do t’ia ndalonte Thaçit diskutimin me kufijtë.

Dështimin e kësaj e rezolute, e kishte mundësuar edhe mungesa e dy deputetëve LDK-së.

Naser Rugova, Anton Quni, ishin dy nga deputetet e LDK-së që nuk kanë qenë në sallë për të votuar rezolutën që do t’ia ndalonte Thaçit diskutimin me kufijtë.

Naser Rugova ka gënjyer publikisht kur është arsyetur për mungesën e tij, për votimin e rezolutës që do t’ia dalonte Thaçit negociatat me Serbinë.

Ai kishte thënë se ka qenë në ambasadën e Hungarisë për termin për vizë, në ndërkohë ambasada më 1 nëntor nuk ka punuar.

Gazetari i Insajderi i ka telefonuar Ambasadës së Hungarisë në cilësinë e një aplikanti për vizë, ku ka kërkuar sqarime nëse Ambasada ka punuar më 1 nëntor.

Ata kanë thënë se ambasada nuk ka pranuar më 1 nëntor. Ndërkohë edhe në një njoftim të publikuar në web-sajtin e tyre, e konfirmojnë se Ambsada nuk ka punuar.

“Më 1 nëntor ambasadat hungareze dhe austriake në Prishtinë, mbajtën një ceremoni të përbashkët në varrezat ushtarake në Pejë. Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, i Austrisë Gernod Pfandler, ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanovic, ambasadori slloven Bojan Bertoncelj, Gazmend Syla në cilësinë e këshilltarit të kryeministrit, dhe Gazmend Muhaxheri kanë vendosur kurora lulesh në memorialin në Pejë”, thuhet në njoftimin e Ambsadës të lëshuar më 1 nëntor. /Insajderi.com

Naser Rugova ka gënjyer publikisht – Ambasada e Hungarisë nuk ka punuar më 1 nëntor