Hiqen pagesat tek laurat në QKUK

Hiqen pagesat tek laurat në QKUK

Janë liruar nga pagesa të gjitha laurat (pengesat) në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu është vendosur nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Tani, do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa.

“Vendimin e ka marrë ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të  parandalimit  dhe shmangies së kontaktit nëpër laura”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera./Insajderi.com