Historia 10-vjeçare e krimit me patentë shoferë vjen në një dokumentar

Historia 10-vjeçare e krimit me patentë shoferë vjen në një dokumentar

InDoks këtë të dielë transmeton dokumentari ” Krim me patentë shofer” në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Në vitet e fundit numri i njerëzve që vdiqën në trafik pothuajse cdo vit e ka kaluar numrin mbi 100 viktima. Pamjet nga to janë brutale.

Vlerësimet zyrtare të autoriteteve thonë që në 85 % të rasteve shkaktar i aksidentit është njeriu. Derisa deri të kjo mund të çojnë shumë arsye, një dihet: në Kosovë patentë shoferi edhe mund të blihet. Për këtë një hetim i madh ka nisur nga Prokuroria. Madje nuk është as i pari hetim.

InDoks në këtë episod do të hulumtoi krimin me patentë shoferë. Hetimet e shtetit mbi të, që jo rrallë dinë të stërkeqën nga ndërhyrjet. Dhe pasojat në njerëz që ky krim mund të shkaktojë.