
InDoks me autor Visar Duriqi, ka sjellur dokumentarin “Fëmijët e pushtetarëve mes LLUKSIT dhe KRIMIT”, ku janë shpalosur fakte për lluksin dhe përfshirjen në krim, të disa fëmijëve të politikanëve kosovarë.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:
Përpos fëmijëve të cilët e jetojnë luksin në krah të prindërve të tyre të pushtetshëm, të tjerë kanë zgjedhur që të mos jetojnë nga paratë e prindërve. Kanë hapur biznese. Sikurse djemtë e Isa Mustafës, kryetarit të LDK-së dhe ish-kryeminsitër i Kosovës.
Isa Mustafa që ka deklaruar pasuri mbi gjysmë milioni euro, i ka djemt goxha të pasur. Madje në kohën sa ishte kryeministër, Zyra e tij, dyshohet se kishte kurdisur një tender për djemtë e tij, Besnikun dhe Arbenin.
Bëhet fjalë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, që ia kishte dhënë tenderin kompanisë, “Makcar”, në pronësi të djemve të Mustafës, për riparimin e një veturë të blinduar BMë X5.
Kompania e udhëhequr nga djali i tij, Besniku, në tetor të vitit 2015 kishte fituar tenderin e parë për riparimin e veturës BMë X5. Kjo veturë pas anulimit të tenderit nga
Zyra e Kryeministrit, i është dhënë në shfrytëzim Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, një institucion në vartësi të kryeministrit Mustafa.
Madje njëri nga djali i Mustafës kishte përfunduar edhe në Gjykatë. Në vitin 2014, Prokuroria
Speciale e Kosovës akuzoi dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, tre zyrtarë nga Banka për Biznes dhe dy biznesmenë për gjashtë vepra penale të lidhura me anulimin e fluturimeve të më shumë se 1.600 udhëtarëve të mbetur në Aeroportin e Prishtinës në vitin 2009.
Njëri nga të akuzuarit ishte Besnik Mustafa, djali i kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Isa Mustafa, i cili në atë kohë punonte në BpB. Një vit më vonë, Besniku ishte shpallur i pafajshëm.