Historia e çuditshme e Selman Hotit – shkelësit “elektrik” të ligjit

Historia e çuditshme e Selman Hotit – shkelësit “elektrik” të ligjit

Ky episod i “Shënjestrës” tregon për konfliktin e thellë të interesit, i cili përkundër se i kundërligjshëm, kalon pa u vërejtur, i Selman Hotit.

Hoti është anëtar i Bordit në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë dhe në të njëjtën kohë pronar i kompanisë “Electra”  ZRRE kontrollon punën e nënkontraktorëve të KEDS-it dhe “Electra” është një nga ta.

Hoti në njërën anë merr punë nga KEDS-i e në anën tjetër përmes ndikimit të tij si anëtar bordi në ZRRE konstaton se punët janë kryer mirë, kështu kompania merr punë prapë. Por, kjo nuk është e tëra. E gjithë historia e Selman Hotit në funksionet e tij publike është me shumë dritëhije.
Ndërkaq, javën e kaluar, episodi i parë i “Shënjestrës” kishte raportuar për keqpërdorimet që Arben Arifi, vëllai i ish-ambasadorit të Kosovës dhe njërit nga këshilltarët kryesor të Ramush Haradinajt, Avni Arifit, kishte bërë duke ndërhyrë në një autostradë të tipit të mbyllur.

Premiera e episodit të dytë të emisionit “N’shënjestër” do të jetë në orën 19:00 në Facebook dhe Youtube./Insajderi.com