Me dy raunde të dështuara, Kosova nuk arritit që të bëhet anëtarja më e re e Interpolit.
Në rundin e para siguroi 76 vota pro, 56 kundër, ndërsa në rundin e dytë pas 20 minutave pati 65 vota pro dhe 51 kundër.
Por për dallim nga Kosova, dy shtete tjera arritën që të bëhen pjesë e INTERPOL-it, shkruan Gazeta Insajderi.
Dy shtetet e Oqeanisë, Kiribati dhe Vanuatu u anëtarësuan në këtë organizatë.
Zyrtarisht në diskursin publik njihet si Republika e Kiribatit. Ky shtet u pavarësua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979.
Kiribati është anëtar i FMN-së, Bankës Botërore dhe në vitin 1999 u anëtarësua edhe në Kombet e BAshkuara.
Përkundër se në organizatat ndërkombëtare është shumë më prezente se Kosova, Kiribati është një shtet i vogël.
Në total ky shtet ka sipërfaqe prej 811 kilometër katror. Kurse në bazë të regjistrimit të popullsisë në vitin 2015, Kiribati ka pasur rreth 110 mijë banorë.
Republika e Kiribatit është një nga shtetet njohëse të Kosovës. Më 25 tetor të vitit 2010, ky shtet kishte dorëzuar notën verbale për njohje te institucionet e Kosovës.
Veç Kiribatit, në INTERPOL prej sot do të jetë anëtare edhe Republika e Vanuatusë.
Shtet që gjithashtu në prillin e vitit 2010 kishte vendosur që zyrtarisht ta njihte pavarësinë e Kosovës.
Vanuatu përveç që u anëtarësua sot në INTERPOL, është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Një vendim i tillë ishte marrë në vitin 1981.
Vanuata përdallim nga Kiribati, për nga sipërfaqja është më e madhe se Kosova.
Sipërfaqja e kësaj republike është 12 mijë e 189 kilometra, afro 2 mijë më shumë se Kosova që ka 10 mijë e 908.
Kurse numri i banorëve në Vanuata është rreth 272 mijë banorë.
Vanuata e Kiribati, qysh nga sot janë pjesë e INTERPOL-it. Organizatë në të cilën Kosova dështoi të anëtarësohet. /Insajderi.com