Historia e kosovarit që humbi këmbën gjatë luftës dhe veprimi i tij që frymëzoi të tjerët

Historia e kosovarit që humbi këmbën gjatë luftës dhe veprimi i tij që frymëzoi të tjerët
Burimi i fotografisë: Rocco Rorandelli

Teksa fotoreporteri italian Rocco Rorandelli angazhohej të paraqiste udhëtimin e refugjatëve sirianë që kalonin përmes Ballkanit në Evropën Perëndimore vitin e kaluar, ai zbuloi vende rurale që pësuan pasoja të mëdha nga një lufte që ka mbetur prapa: më saktësisht nga minat tokësore.

Zona të mëdha të Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës mbeten të rrënuara nga minat dhe bombat e tjera të gjalla, dy dekada pas përfundimit të luftërave ballkanike të viteve 1990.

Rorandelli, fotograf nga Roma, u interesua të dokumentoi nga afër realitetin me të cilën janë përballur qytetarët e Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë. Ai mori rrëfimet e tyre dhe përmes foto-aparatit realizoi fotografi përmes së cilave realizoi një ekspozitë në Itali.

Në mesin e disa njerëzve që kishin tërhequr vëmendjen e Rorandellit edhe një burrë nga Kosova.

Avni Lubovci nga Kosova kishte humbur njërin gjymtyr të tij në moshën 15-vjeçare, në vitin 1999 dhe shkak për këtë kishte qenë një minë. Në vitin 2011, proteza e tij i kishte shkaktuar një infeksion, duke e detyruar atë të realizonte një tjetër amputim të pjesshëm.

Në një intervistë për gazetën prestigjoze amerikane New York Times, Rorandelli deklaroi se Avni Lubovci përfaqëson një të ardhme të ndritshme.


Kosovari që humbi njërën këmbë nga minat e luftës së Kosovës/ Foto: Rocco Rorandelli

“Ai e kuptoi se e vetmja mënyrë për ta dëgjuar zërin e vet, ishte gjetja e njerëzve të tjerë të ngjashëm me të,” tha Rorandelli për New York Times, teksa po fliste për Lubovcin.

Fotoreporteri italian tregoi për New York Times edhe një tjetër detaj nga veprimtaria e Lubovcit, pasi kishte humbur njërën këmbë si pasojë e shpërthimit të një mine aktive.

“I përballur me sfida të mëdha, ai hapi të parën Organizatë Jo-Qeveritare në Kosovë duke ndihmuar viktimat e tjerë që kishin pësuar nga minat”, u shpreh Rorandelli.

Ndërkaq, duke folur për të mbijetuarit nga minat, Rorandelli deklaroi se ata jetojnë dy jetë: njërën para se të humbisnin një krah apo këmbë, dhe tjetrën pas kësaj, e cila ia limiton atyre mundësitë për disa gjëra në jetë. “Ata shpesh e humbasin vendin e tyre në botë, pozitën e tyre në shoqëri – në punë apo në shtëpi”. /Insajderi.com