fbpx

Historia e kosovarit që s’mund të shkoj në gjykimin e tij shkaku i vizës

E veçanta në këtë proces gjyqësor është se i dënuari nuk ka qenë fare aty ku i është bërë gjyqi, shkruan aargauerzeitung.ch. Kjo ka ngjarë pasi që ai ndodhet në Kosovë dhe nukshtë arritur të sigurohet vizë për ardhje në Zvicër.

Historia e kosovarit që s’mund të shkoj në gjykimin e tij shkaku i vizës

Gjykata e Qarkut në Bremgarten e ka dënuar një kosovar 36 vjeçar si vjedhës serik me 27 muaj burg pjesërisht me kusht prej 4 vitesh (9 muaj duhet t`i mbajë efektivisht) dhe me 900 franga gjobë.

Por e veçanta në këtë proces gjyqësor është se i dënuari nuk ka qenë fare aty ku i është bërë gjyqi, shkruan aargauerzeitung.ch. Kjo ka ngjarë pasi që ai ndodhet në Kosovë dhe nuk është arritur të sigurohet vizë për ardhje në Zvicër.

Ndonëse prokuroria kishte dhënë për të urdhrin për t`u sjellë në Zvicër dhe vetë i dënuari kishte shprehur vullnetin për të ardhur, por ai  nuk e kishte ditur se për këtë i nevojitej viza që e lëshon Ambasada e Zvicrës në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Kështu ka thënë avokati i tij në proces.

Prokurori ka thënë se sa i përket akuzës, kosovari ia ka lehtësuar punën, pasi që ai i ka pranuar të gjitha. Nga ana tjetër avokati ka thënë se klienti i tij ishte deklaruar se dëshironte ta mbante dënimin në Zvicër. Ndërsa lidhur me deliktet e kryera ai kishte thënë se në atë kohë ka qenë “i ri dhe i marrë”.

Bëhet fjalë për kohën në mes viteve 2005 dhe 2006, kur ai kishte qenë 24 deri 25 vjeçar, përcjell albinfo.ch. Vlera në para e presë që ka vjedhur ai ka qenë rreth 43 mijë franga ndërsa si bashkëpjesëmarrës dy “kolegë” të tij tashmë janë dënuar.

Pasi që veprat për të cilat i akuzuari ngarkohet kanë ndodhur më shumë se 10 vite më parë, gjyqtari ka thënë se më e udhës ka qenë që të bëhej një gjykim me procedurë të shkurtër se sa një procedurë e rregullt.

Sigurisht, ka thënë gjyqtari, kosovari synon që pas vuajtjes së dënimit të vazhdojë qëndrimin në Zvicër, ku jeton e shoqja me të cilin kanë një fëmijë. Por, nëse kjo dëshirë do t`i plotësohet ose jo, do të vendosin autoritetet për migracion./albinfo.ch